Sezoni i ri startoi, të gjitha shoë-t televizive mbaruan puntatën e parë. Kush me shumë sukses e kush me më pak, por Ermal Mamaqin se pamë gjëkundi.

Disa burime thanë së do të kthehet në “Top Channel” e disa të tjerë thanë se do të vazhdojë “Xing me Ermalin”, por këtë të fundit moderatori e mohoi duke pranuar se po i përkushtohet momentalisht kinematografisë.

 

Si gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, por sëfundmi Mamaqi ka çuditur të gjithë ndjekësit me gjestin e tij.

 

Mbrëmjen e djeshme si shumë emisione të tjera, startoi edhe e”Portokalli” me puntatën e parë.

 

Dhe në InstaStoryn e Ermal Mamaqit vihet re se ka ndjekur gjatë gjithë mbrëmjes “Portokallinë” duke e shoqëruar me përshkrime dhe komplimente për aktorët.

 

Një arsye është e qartë pasi aktori i Portokalli, Irgen Çela, është gjithashtu aktor në filmin e dytë të Ermalit.

 

Por mos ndoshta me gjithë këto lëvdata Mamaqi po bën disa hapa pas për tu rikthyer në Portokalli?