Një 24 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Aldi Cala është gjetur pa jete në dhomën e tij të gjumit e për momentin mendohet se i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

 

Aldi Cala, i lindur në Kavajë, jetonte prej shumë vitesh së bashku me familjen, në qytezën Pontetetto në provincën e Lucca-s.

 

Ishte mjaft i njohur në territorin e kësaj zone, pasi ka qënë një nga talentet sportive të futbollit në sektorin e të rinjve në klubin lokal Folgor Marlia.

 

Në banesë ishte kthyer natën vonë e prindërit duke menduar se po flinte e kanë lënë të pushojë deri pas dreke.

 

Por kur kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar kanë zbuluar fatin e k.eq. Me gjithë ndërhyrjen e urgje ncës spitalore, 24 vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë