Kur “Portokalli” kopjon “Zelig” ja videot

Padyshim “Portokolli” është show i humorit me shikueshmëri të lartë në Shqipëri prej vitesh. E megjithatë me sa duket edhe ky show nuk ka mundur ti shpëtoj plagjiaturës.

Në 6 tetor nisi sezoni i ri i këtij spektakli humori e ndërsa një ndër aktoret e reja te këtij viti, luajti një pjesë që kishte të bënte me lidhjen mes makinës dhe grave. Batutat ngjitën mjaft në publik dhe lanë shije të mirë. Por rezulton se ato paskën qenë tërësisht të kopjuara.

E njëjta skenë, me thuajse të njëjtat batuta është luajtur në formatin homolog në Itali “Zelig” ( maj 2017), show nga ku edhe Portokalli ka marrë fillimisht spunton për të nisur në 2004-ën.

I gjithë skeçi i aktores italiane Teresa Mannino rezulton i kopjuar nga aktorja e re e Portokallisë. E në fakt kur zbulon të tillë plagjiaturë të vjen keq pasi Portokollai realisht është ndër të pakta show në vend që sjell një spektakël të vërtetë humori, ku prej vitesh regjizori Altin Basha ka arritur ta mbajë këtë format në majën e show-t në vend.

https://youtu.be/G-nN

https://youtu.be/pZtb-

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...