Ç’po ndodh me 3 kryebashkiakët socialistë, Alibeaj tregon se në Prokurori deri tani…

PD lajmëron se Prokuroria ka stopuar verifikimin në të paktën 3 bashki të vendit, per kryebashkiake të cilët ende qëndrojnë në detyrë.

Ne nje deklarate per mediat, ishte ish- deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kr.iminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë”.

“Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kr.iminalizuar të Edi Ramës”, tha ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Pavarësisht se flet nga mëngjesi në darkë për drejtësinë dhe qytetarët, Edi Rama është një nga armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë së pavarur dhe zgjedhjeve demokratike.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Edi Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kr.iminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar dhe kr.iminal të Edi Ramës.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë Edi Rama ka stopuar verifikimin e kr.iminelëve të tij në të paktën 3 bashki të vendit, për të cilët Partia Demokratike ka sjellë dokumenta të pakundërshtueshëm.

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kr.iminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë.

Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike ka referuar në prokurori kr.imin shtetëror të 30 Qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave në 30 Qershor, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim.

Deri tani:

• Nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar.

• Nuk ka asnjë person të hetuar.

• Nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hetimi i kr.imeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por prokuroria hesht. Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kr.iminalizuar të Edi Ramës.

Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, Prokuroria ka zhvlerësuar edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit.

Mosveprimi i prokurorisë për të ndëshkuar kr.imet zgjedhore që mbajnë në pushtet Edi Ramën, është treguesi më i qartë i mungesës së vullnetit politik të kryeministrit për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Rama është pengesa e vetme që Shqipëria nuk bën dot zgjedhje si në Kosovë apo në vende të tjera, ku demokracia funksionon vërtet.

Mungesa e vullnetit politik të kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme ka bllokuar zbatimin e planit me 5 pika të opozitës së Bashkuar për realizimin e një reforme të vërtetë elektorale, një plan që është pikënisje për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...