Zgjidhet kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi nuk ftohet në votim: Nuk u votua nga populli

Gjatë zgjedhjeve të zhvilluara paraditen e sotme, Lakti ka marrë votëbesimin thuaje unanim të anëtarëve të Këshillit, duke “rrëmbyer” 18 vota nga 20.

Featured image of article: Zgjidhet kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi nuk ftohet në votim: Nuk u votua nga populli

SHKODËR– Hilmi Lakti është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, me 18 vota pro.

Gjatë zgjedhjeve të zhvilluara paraditen e sotme, Lakti ka marrë votëbesimin thuaje unanim të anëtarëve të Këshillit, duke “rrëmbyer” 18 vota nga 20.

Pas numërimit të votave, Lakti i ka falenderuar të gjitha ata që e kanë votuar duke premtuar se do të mundohet t’u përmbushë pritshmëritë.

“Përshëndes kryetarët e Bashkive respektive, ju

premtoj se do të mundohem të justifikoj besimin që më keni dhënë. Ju uroj edhe ju sukese në punën tuaj. Faleminderit shumë,”-tha ai.

Ndonëse në zgjedhje kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e bashkive të Veriut, është vënë re mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila nuk ka qënë e ftuar.

Mungesa e ftesës ndaj saj është justifikuar me argumentin se anëtarë këshilli janë kryetarët e Bashkive që janë votuar nga populli në zgjedhjet e fundit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...