Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen me një nga komisionet e ngritura, atë partiak, për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në Shkodër!

 

Mbledhja u zhvillua në selinë rozë, ku burimet bëjnë me dije se të pranishëm ishin Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pëllumbi dhe Musa Ulqini, anëtar të komisionit partiak të ngritur me këtë qëllim dhe deputetët e tjerë të këtij qarku.

 

Siç është bërë e ditur më herët, PS-ja ngriti dy Komisone, një partiak dhe një qytetar me 13 anëtarë (ende të pa zgjedhur), pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës.

 

Qëllimi i tyre është caktimi i drejtorëve të rinj burra, të cilët dhanë dorëheqjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.