Ndrek dhe Florinda Gjergji, virtuozët e njohur të muzikës Shkodrane, e të lindur nga Mirdita e të krishterëve katolikë e burrave besnikë e trima.

Një simbol i interpretimit të këngës qytetare e popullore, me motivin e dashurisë, Ndrek Gjergji interpretoi gjithnjë pranë zonjës së tij, Florindës, në duetet më të njohura për publikun.

“Midis ballit më ke një pikë”, “Marshalla bukurisë sate”, “Jepma mollën”, “Mor bari”, “Kur të jemi bashkë ne të dy”.

 

Për 50 vite duke dashuruar emocionet e skenës së bashku.
florinda-ndreka-konica.al

“Çifti Gjergji, mos u plakshi kurrë “, urata e kalimtarëve të cilët nuk ndodhte që ti shihnin njëherë të ndarë.

Njerëzit ishin mësuar ti shihnin të pandarë, figura e tyre ishte e njësuar në një tablo të vetme.

 

Florinda, mbeti si një ndër figurat më të njohura e më të vjetra shkodrane.

Ajo ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në dhjetorin e para 8 viteve, duke heshtur kështu në të vetmen mënyrë freskinë e zërit të saj.

Lirika dhe arti kanë këndin e veçantë posaçërisht për kultivuesit e tillë të lirikës.

 

E konsideruar si “Mrika” e paharruar, sopranoja dhe jo vetëm, artistja e merituar, varfëroi disi muzikën shqiptare në tërësi si dhe atë shkodrane në veçanti, me ikjen e saj.
florinda gjergji-konica.al

Deputimin e parë në skenë ajo e provoi në moshën 18-vjeçare, teksa më vonë hymni shkodran vijoi të ndiqte karrierën dhe gjurmët e të madhes Marije Kraja.

Rastësia duket se na ka përpjekur këto dy zëra sëbashku.

E unë i mora timbrin, rrëfente Gjergji.

 

Ama dhe repertori ecte në të njëjtat gjurmë, me plot këngë të dashura për publikun.

E madhja Florindë e njohu kulmin e saj në majat e skenave shqipatare më shumë se njëherë të vetme.

 

Të rrëfesh për momentin më të veçantë, bëhet pak e vështirë duke qenë se nuk zgjedh dot midis koncerteve, shfaqjeve operistike, apo atyre simfonike,.

Ose ndoshta duhet të përmend turne të realizuara në botë, jashtë kufijve shqiptarë, ndoshta ato i japin një vulë më dukshme karrierës së saj.

E pyet të përshkruaj veten dhe në intervistat e saj ajo thoshte:

“Jam një njeri që mësoj shpejt dhe nuk harroj kurrë.”

 

E papërtueshme për të kënduar, Florinda identifikohet me kompozimin e Prenk Jakovës, “Margjiro”, e teksa flet për muzikën ajo thotë që u plak me të dhe s’do e lëshonte kaq kollaj atë skenë.

Pëveç zërit, e veçanta e Gjergjit në skenë ishte prezantimi përkrah bashkëshortit Ndrekë.

Duke ndihmuar njëri-tjetrin, një simbiozë perfekte, me këngëtarin e elitave qytetare të Shkodrës.

 

Ndër më virtuozët e jareve, Ndrekë Gjergji me bashkëshorten e tij, para të ndahej nga kjo jetë, kishin vendosur që veçanërisht për miqtë e tyre, dhe jo për treg(e theksonin mjaft këtë detaj) të përgatisnin një CD me këngët e repertorit të tyre.

/ Bionelda Skonja