Kujdes, shenjat se ai po ju tradhton

Kur filloni të keni dyshime se partneri juaj ju tradhton, kini kujdes të mos dukeni paranojake. Tregohuni vigjilente dhe në të njëjtën kohë, të kujdesshme mos të sundoheni nga ankthi ndërkohë vini re disa shenja.

 

Një rutinë e re
Edhe pse nuk është definitive, është pak dyshuese nëse ai kalon më shumë kohë në punë, që ka mbledhje në orare të çuditshme ose udhëtime të papritura e sidomos nëse këto të fundit nuk kanë ndodhur kurrë më parë dhe nuk janë të lidhura me një projekt konkret. Ndërkohë, nëse lokalizimi i tij në këto “orare ekstra” bëhet gjithnjë e më i vështirë në krahasim me oraret normale, atëherë ka me të vërtetë diçka për të dyshuar.

 

Ka miq të rinj
Papritur ai kalon më shumë kohë me persona që ti nuk i njeh! Të flet për persona për të cilët nuk ke dëgjuar asnjëherë të flitet, ndërkohë referimet për dikë në veçanti bëhen të përsëritshme.

 

Jep shumë shpjegime
Jep shumë detaje se ku gjendet dhe me kë në çdo moment, sikur përpiqet të justifikojë diçka. Dhënia e detajeve të tepërta është një gabim i zakonshëm te gënjeshtarët, të cilët besojnë se duke vepruar kështu i japin më shumë besueshmëri lidhjes.

 

Kurohet gjithnjë e më shumë
Ndryshimi nuk qëndron vetëm në qëndrim apo gjeste, por në përgjithësi personi i kushton më shumë kujdes edhe pamjes fizike. Nëse nis të bëë veprime që nuk i përkasin monotonisë së tij, atëherë ka arsye të vërteta për të dyshuar.

 

Sillet në mënyrë të çuditshme
Kur je i lidhur apo kur jeton me dikë për një kohë të gjatë je në gjendje të nuhasësh ndryshimet, deri në detajet më të vogla. Papritur atij i pëlqen një rrymë e re muzikore, për të cilën nuk të kishte folur asnjëherë më parë, ose flet për filma që nuk i keni parë ndonjëherë bashkë; ka ndryshime të çuditshme të humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin.

 

Pretendon për më shumë privatësi
Është shumë e rëndësishme që çdo pjesëtar i një çifti të ketë një hapësirë autonomie. Megjithatë një kërkesë për më shumë kohë private mund të rrisë dyshimet e tua. Kur ai heziton që të lejojë të përdorësh celularin mos këmbëngul, por trego kujdes, kjo mund të jetë një shenjë.

 

Parandjenja e tradhtisë
Edhe pse nuk mund të verifikosh asgjë, diçka e brendshme të thotë se partneri nuk të qëndron besnik. Shikimet, fjalët ose disa gjeste që të tjerëve mund t’u duken budallallëqe, për ty tregojnë diçka. Nëse në përgjithësi nuk je një person xheloz, beso në intuitën tënde.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...