Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alarup, ndërsa viktimat të jenë nënë e bijë. Vajza e cila ishte rreth moshës 9-10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën e ujit të cilën familja e përdorte për vaditje dhe nëna ka hyre ta shpëtojë dhe janë mbytur të dyja.

 

Top Channel mëson se nëna e vajzës quhet Liri Mazelli, 35 vjeç, ndërkohë trupat janë nxjerrë.

 

Pogradec, informacion paraprak.

 

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

 

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.