Prindërit shqiptarë e gjejnë djalin të vdekur në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku prindërit kanë gjetur djalin e tyre pa shenja jete në dhomën e tij.

Mediat italiane raportojnë se I riu është Aldi Cala ndërsa pridnërit kanë bërë të ditur për autoritetet si ai kishte kaluar natën me shokët e tij dhe se ishte kthyer vonë në shtëpi.

Nisur nga kjo, ata nuk kishin dashur ta bezdisnin dhe menduan se po flinte deri vonë. Por, kur kanë parë se ai nuk po dilte nga dhoma, prindërit kanë hyrë për ta parë se si ishte.

Ata e thirrën, por për fat të keq, i riu nuk përgjigjej. Zemra, sipas mediave italiane, kishte kohë që i kishte ndaluar.

Edhe pasi ekipi i ambulancës erdhi në vendngjarje, nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë për 24-vjeçarin.

Ende nuk dihet se përse i riu ka ndërruar jetë, por deri më tani dyshohet për një vdekje të natyrshme, pasi i riu bënte jetë të rregullt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...