Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë.

Siç mësohet viktimë ka mbetur i riu Fatmir Pervataj nga Tropoja , i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga 19-vjeçari E M.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dieles, ndërsa 29-vjeçari mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Lezhës.