Fantastike/ Vllaznia mund 2-1 Kukësin dhe ngjitet në krye të renditjes

Nje fitore fantastike ka marre pasditen e sotme Vllaznia ne Elbasan ndaj Kukesit me rezultatin 2-1 dhe me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne krye te renditjes me 12 pike. Nje fitore me shume vlere e skuadres shkodrane qe tregoi nje nivel shume te pelqyeshem ne kete takim shume te rendesishem te vlefshem per javen e shtate.

 

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Vllaznine. Ne minuten e 8-te Lika pasoi tek Hygor qe nga jashte zone, me te majten e tij ka bere nje goditje te shkelqyer duke e derguar topin ne trekendesh dhe duke kaluar ne avantazh ekipin e tij.

 

Kukesianet nuk ishin dakord me kete gje dhe u munduan te reagojne por sulmi i tyre nuk ishte ne diten me te mire dhe per rrjedhoje mungojne goditjet ne porten e shkodraneve.

 

Ne minuten e 33-te Limaj nga nje goditje denimi eshte shume prane golit por reagon mjaft mire portieri Sherri duke e grushtuar topin jashte vijes fundore. Pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0 per Vllaznine.

 

Ne fillimin e se dytes, pikerisht ne minuten e 49-te Malota pas nje goditje kendi, gjuan me koke dhe eshte shume prane golit te dyte. Por ate qe se beri ai, do ta bente Shkurtaj ne porten shkodrane duke barazuar shifrat ne minuten e 53-te.

 

Ne minuten e 65-te pas nje kundersulmi te shpejte, Rroca ka mundesi te shenoje golin e dyte por ben me te veshtiren duke e derguar topin mbi traverse.

 

Ne minuten e 79-te nderkohe pas nje kunderzbritje te shpejte, Gligorov pason sakte tek Lika qe nuk heziton dhe e dergon topin ne rrjete, 1-2 per Vllaznine.

KUKESI- VLLAZNIA 1-2

 

Shenues: Shkurtaj ’53/ Hygor ‘8, Lika ’79

Kukësi: Xhika, Kitanovksi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca (Ethemi), Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

 

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor (Ualusimbi), Gligorov (Ristevski), Lika, Shtubina (Kruja). Trajner: Mirsad Jonuz.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...