Artisti i Merituar Bep Shiroka

Bep Shiroka do të mbahet mend gjatë, veçanërisht për rolin e babait të djalit në “Çifti i lumtur” dhe atë të xhandarit Vesel në “Koncert në vitin ‘36”.

Ai u lind në Shkodër, qytet me të cilin lidhi përjetësisht fatin e tij. Puna e tij e parë me karakter artistik si dhe porta nga e cila hyri në teatër ishte skenografia, ku u vlerësua me çmim të parë për 35 punime që mbushën skenën në të cilën u luajt drama “Lagja e Vorfën”.

Në vitin 1960, trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” e fton t’i bashkohet. Ai pranon dhe luan rolin e tij të parë, atë të Vel Sokolit në dramën “Nora e Kelmendit”. Më pas pati edhe të tjerë role, duke mbërritur në atë të Dashit në dramën “Fisheku në Pajë”. Me mjeshtëri ja doli të krijojë në mënyrë të pashoqe figurën e një malësori të kohës i cili përjton procesin psikologjik të kalimit nga mbyllja patriarkale në çlirimin shpirtëror.

 

Vetëm në teatër numëron më tepër se 100 role kryesore dhe episodike, pa përmendur edhe mbi 15 të tjerë në filma të njohur që akoma dhe sot ndiqen me ëndje.

 

Aktrimi i tij ishte i pasur me përjetime të thella e plane të larmishme interpretuese. Personazhet që ai mishëroi në më tepër se 40 vjet lojë aktoreske mbahen mend akoma dhe përdoren si shembuj për studentët e aktrimit në Akademinë e Arteve.

Me shumë sukses, Shiroka luajti edhe role të dramaturgjisë së huaj si Frankun në dramën “Frank” të Dyrematit apo Grasienin në “Me dyer të mbyllura” me autor Sartrin.

 

Ai nuk qe vetëm artist model. Ishte i thjeshtë dhe shumë i hapur me ata që donin të mësonin prej tij. Me fjalët dhe mënyrën e të sjellurit, transmetonte gjithnjë vetëm energji pozitive për të cilën Shkodra e periudhës kur jetoi kishte vërtetë nevojë.

Në vitin 2010, Bep Shiroka ndërroi jetë duke lënë pas titullin e “Artistit të Merituar” të cilit do t’i bashkohej edhe ai i “Mjeshtrit të Madh” shtatë vjet pas vdekjes. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të skenave mbarëkombëtare e veçanërisht të Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...