Vetëhidhet nga ballkoni futbollisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Tiranë, ku futbollisti i

Partizanit, Aldo Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 6-të i banesës ku jetonte.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bën me dije se 24 vjeçari Teqja, në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur nga kati i 6-të i ndërtesës.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar.

 

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Klubi i Partizanit i cili njofton se fatmirësisht lojtari është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Klubi i Partizanit shprehet se është pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...