Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh.

Pasditen e së enjtes, 3 tetor 2019, 26 nxënës u paraqitën në spital me simptomat e vjelljes, temperaturës dhe marrje mendsh, ndërsa prindërit denoncuan se shkaktari është fast-foodi pranë shkollës.

 

Deri mbrëmjen e djeshme shkoi në 50 numri i fëmijëve të paraqitur në urgjencën e spitalit.

 

Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.