SHKODËR, HELMOHEN 19 NXËNËS TË SHKOLLËS SË POSTRIBËS

Të paktën 19 nxënës të shkollës së Postribës, pjesë e bashkisë Shkodër janë helmuar një ditë më parë. Shkak i helmimit mendohet të jetë një kioskë fast foodi aty afër ndërsa nuk përjashtohet edhe uji i pijshëm në shkollë.

Pasi kanë shkuar në shtëpi fëmijët kanë ndjerë shqetësime dhe i janë drejtuar urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe më pas repartit infektiv duke marrë mjekim. Mjeku i urgjencës në spitalin e Shkodrës Astrit Lahi tregon se deri mbrëmë janë paraqitur 15 raste por sipas burimeve ku numër është rritur në orët në vijim. Mjeku Lahi tregon se arsyeja e ardhjes së këtyre nxënësve nga Postriba është pikërisht helmimi.

Simptomat e nxënësve që kanë shkuar në spital janë temperature e lartë, të vjellat dhe disa shqetësime të tjera që vijnë pikërisht nga helmimi. Mjeku Lahi shprehet se rastet e helmimit në spitalin e Shkodrës kohët e fundit kanë ardhur duke u rritur dhe kjo vjen si shkak i pasigurisë në ushqime por sipas tij edhe mungesës së higjenës

Pas paraqitjes së të paktën 19 rasteve me helmim nga e njëta zonë, Postriba në spitalin e Shkodrës kanë mbërritur një sërë strukturash si efektiv të policisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe prokuroria për të hetuar mbi këtë rast ndërsa pritet që të ketë konkluzione konkrete rreth këtij helmimi dhe duhen parë se cilat do të jenë masat që do të ndërmerren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...