Nxënësit dhe vetë prindërit kanë konfirmuar se ushqimet që konsumojnë afër shkollës së mesme të Postribës nuk janë aspak të sigurta

ndërsa një nxënës shprehet se brenda bukës një ditë i ka qëlluar një copë qelqi. Një ditë më parë rreth 26 nxënës u helmuan duke dyshuar nga ushqimet.

Edhe prindërit tregojnë se ushqimet që konsumojnë fëmijët nuk janë aspak të sigurta.

Drejtorja e shkollës Edlira Alija pas një takimi me drejtorin rajonal Bardhok Pulaj dhe pranisë së inspektorëve të shëndetit publik u shpreh se nuk ka informacion se mund të jetë helmim.

Tashmë një sërë institucionesh po hetojnë lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku janë helmuar 26 nxënës deri më tani.