Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes ku rreth 20 fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të shkodrës të helmuar drejtoria vendore e poslicës në Shkodër në komunikatën e tyre zyrtare bën me dije një numër më të ulët të nxënësve të helmuar.

 

Konkretisht policia bën me dije se janë 12 fëmijë të moshave 10 dhe 12 vjeç të cilët kanë shkuar në spital për të marrë kurim më shenja intoksifikimi por pa rrezik për jetën gjë e cila hidhet poshtë nga prononcimet dhe informacionet e dhëna nga sptaili rajonal i Shkodrës. Por lajmi i mirë në këtë ngjare është janë shoqëruar në polici për të deklaruar pronarët e fast food-it që tregtonin në brendësi të shkollës në Postribë.

 

Ndërkohë policia bën me dije gjithashtu se po bëhen verifikimet nga Drejtori e AKU në Shkodër sa i përket ngjarjes në fjalë ku si pasojë rreth 20 nxënës janë helmuar ku tashmë po vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Por sa i pëerket kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe spitali rajonal ku në deklaratën e tyre bëjnë me dije se:

 

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

 

Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë. Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomanduara.