Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është Nard Ndoka, i cili ka folur për marrëdhënien me Edi Ramën kur ishte në opozitë. Ndoka u shpreh se Rama u tregua i sinqertë dhe i kishte thënë se s’do ta ndryshonte Kodin Zgjedhor.

“Ne e njohim Ramën si qenie njerëzore. Unë kam pasur marrëdhënie korrekte me Ramën, nuk më ka gënjyer fare. Unë kam qenë në opozitë, kam bërë takimin e parë me të dhe më është treguar e sinqertë: ‘Nuk do ta ndryshoj Kodin Zgjedhor,

kisha ndërmend ta bëja por s’do e bëj’. Më tha këtë dhe unë u largova”, tha Nard Ndoka. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL