Policia italiane ka arr estuar skenaristen e RAI TV, 41-vjeçaren Valentina Pizzale, pasi akuzohet se ka kër cënuar dhe sha ntazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë, Ettore Seuqi.

Mediet italiane raportojnë se 41-vjeçarja i ka bërë ish-ambasadorit një telefonatë natën vonë, duke i thënë “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të të shka tërroj”. Ky është vetëm një ndër mesazhet dërguar politikanit Sequi, i cili është bërë pjesë e kabinetit të qeverisë italiane, prej muajit shtator.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se vitin 2017 Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër, por që ishte mbyllur shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike te nsionin që pasoi këtë mbyllje të raportit, por u detyrua të denonconte, pas kan osjeve të vazhdueshme që i bënte gruaja. Ajo donte që ai të vijonte raportin, gjë që Sequi nuk e donte më.

Situata ishte bërë kritike në kohen kur Sequi u kthye nga Pekini dhe u vendos në Rome dhe çështja mori rrugën ligjore. Ndërkohë, raportohet se pas arre stimit skenaristja 41-vjeçare është lënë në ar rest shtëpie.