Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë dje,

kur u shpreh pa emër se në Durrës një prokuror është i lidhur me botën e k.rimit dhe i bën shantazh nëpunësve të shtetit.
Mirëpo sot, në një prononcim për mediat, zv.kryeministri Erion Braçe duke marrë pjesë në gjyqin e drejtorit të arrestuar të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, ka hedhur dritë mbi prokurorin që ka lidhje me k.rimin.

Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, ish-drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup k.riminal në Durrës.
Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja.

Nga seanca gjyqësore, zv. Kryeministri deklaroi nga Gjykata e Durrësit, e cila vendosi masën e sigurisë a.rrest me b.urg për Liridon Pulën, një masë që sipas Braçes është e pabazuar në ligj duke thënë se po akuzohet për çështje që nuk i përkasin.