“Si më ndërhyri Rama për të mos e botuar lajmin”/ Gazetarja tregon prapaskenat!

Gazetarja Anila Basha gjatë një interviste ka zbuluar sesi kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë që ajo të mos botonte një lajm, në kohën kur ky i fundit kishte qenë ministër Kulture.

 

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” ku Basha tregoi detaje nga fillimet e para si gazetare tek “Koha Jonë”, ajo rrëfeu se si lajmi që kishte gjetur dhe që mendonte të hapte gazetën nuk u publikua pas një ndërhyrjeje të Edi Ramës.

 

“Kam pasur Shkullakun asokohe kryeredaktor tek gazeta ‘Koha Jonë’ dhe Edi Rama ka qenë Ministër Kulture. I kam gjetur Ramës një vendim qeverie për një monument kulture dhe ai më kapi dhe më tha që nuk ke për ta bërë lajm. Unë më arrogancën time i kam thënë ‘kush je ti? Lajmin sigurisht që do ta bëj’, ndërkohë ai me batutat e veta që të çarmatoste’.

 

Më pas iki me gjithë qejf në redaksi sepse kisha lajmin ekskluziv për të hapur gazetën, por lajmi i Ramës kishte shkuar më herët tek Armand Shkullaku përpara se të shkoja unë. Fillova të qaja se mezi e kisha gjetur atë dokument, ndërsa Edi Rama kishte bërë pazar me Shkullakun. Iku lajmi, u harrua, nuk u bë. Prandaj them që meshkujt janë për pazar, ndërsa ne jemi për sakrifica”, ka treguar Anila Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...