Pengesa në rrugën tonë. Një histori frymëzuese

Në kohët e lashta, një mbret u tha njerëzve të tij të vinin një gur në rrugë. Më pas, ai u fsheh prapa ferrave për të parë nëse ndokush do e largonte gurin. Disa prej tregtarëve më të pasur të mbretit dhe oborrtarët e tij, kalonin dhe thjesht e anashkalonin gurin e madh.

Shumë njerëz fajësuan Mbretin për mos mbajtjen e rrugëve të pastra, por asnjëri prej tyre nuk bëri asgjë për të hequr gurin.

Një ditë, një fshatar kaloi aty, me një ngarkesë perime. Pasi iu afrua gurit, fshatari e uli barrën e tij dhe u përpoq ta hiqte gurin nga rruga. Pas shumë shtytjesh dhe lodhjeje, ai më në fund ia doli.

Kur u kthye për të marrë perimet, ai vuri re një çantë në vendin ku ishte guri. Çanta kishte brenda shumë monedha ari dhe një shënim nga Mbreti, që shpjegonte se ari ishte për personin që do e hiqte gurin nga rruga.

Çdo pengesë që ne hasim, na jep një mundësi për të përmirësuar rrethanat tona. Ndërkohë që dembelët ankohen, të tjerë janë vazhdimisht duke krijuar mundësi, përmes zemrave të mira, bujarisë dhe gatishmërisë për t’i bërë gjërat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...