Kryeministri i jep modeles super seksi plot 16 milion euro dhuratë

Kryeministri i Libanit Saad Hariri i ka dhënë një modeleje nga Afrika e Jugut plot 16 milion euro dhuratë pas romancës që kaluan në ishujt Seychelles disa vite më parë.

Modelja Candice van der Merwe u takua me Hariri në vitin 2013 kur ishte 20-vjeçe. Kryeministri, baba i tre fëmijëve, politikani më i fuqishëm Suni në Liban, ishte 43-vjeç.

Lajmi është bërë publik vetëm pas hetimit që nisën autoritetet në Afrikën e Jugut për pasurinë e modeles ku rezultoi se Hariri ia kishte dhënë asaj paratë gjatë periudhës që nuk ishte kryeministër, duke mos shkelur kështu asnjë ligj në Liban apo Afrikën e Jugut.

Megjithëse nuk dihet nëse 16 milion eurot që ai i dhuroi biondes bukuroshe janë para publike, ka të ngjarë që Hariri t’ia ketë dhënë nga pasuria e tij personale që shkon në rreth 1.5 miliard dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...