Sikurse raportuam më parë, paraditen e sotme grupet e Hetimit Tatimor kanë zbarkuar në redaksitë e disa mediave për të kontrolluar lidhur me ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit medial.

Paradite grupi ka frekuentuar redaksinë e “Syri.net”, kurse pasdite i njejti kontroll ka vijuar tek redaksia e Agjencisë CNA.al, ku nga kontrolli rezultoi se gjithçka ishte në përputhje me ligjin.

Pas kontrollit në CNA.al, grupi i Hetimit Tatimor ka nisur kontrollin në zyrat e emisionit investigativ “Fiks Fare”.