Gazetarja e njohur shqiptare tregon si e tallnin në fillimet e karrierës

Gazetarja e njohur e “Abc News” Juli Xhokaxhi ka folur për fillimet e karrierës së saj.

 

E ftuar në Soiree me Jonida Shehun këtë të mërkurë në Top Channel, për të folur për temën “Gratë në media”, Xhokaxhi tregoi edhe një episod që ka patur me Anila Bashën në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

 

Basha sipas saj tallej me gabimet që ajo bënte, dhe këtë ia tha në sy, pasi Anila ndodhej në të njëjtën studio.

 

“Unë nuk isha marrë ndonjëherë më parti të mëdha. Basha i thotë Çipës të shkojë kjo e reja në grupin parlamentar të PS-së dhe Çipa më thotë që ‘është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do të shkosh t’i bësh edhe një intervistë Arben Malaj’. Unë isha zero atëherë nga politika, as nuk e ndiqja, as nuk e doja.

 

Mbaj mend që kam shkuar dhe e kam nisur tekstin e kronikës ‘sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste’ dhe e merr Basha tekstin tim dhe tallej. Pas kësaj, aty e kam marrë shumë seriozisht. Aty fillova të lexoja gazetat çdo mëngjes”, ka treguar duke qeshur gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...