“Bie në dashuri vajza dhe s’ke ç’bën”, Eli Fara rrëfen kushtin që ka për bashkëshortin e Marinës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka folur për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën.

Teksa ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kënëtarja u vu përballë një pyetje ngacmuese, për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte tek bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës.

Këngëtarja rrëfeu se gjithmonë e ka patur ëndërr që e bija të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur sëbashku. Megjithatë ajo nuk e mohoi që edhe gjendja financiare e partnerit ka rëndësinë e vet.

“Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën”, u shpreh Eli Fara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...