Moderatorja Marina Vjollca ka njoftuar nisjen e spektaklit të saj më të ri që quhet “Klanifornia”. Ajo do të garojë me motrën Luanën, në garë për shikueshmërinë më të madhe pasi emisionet e të dyjave do të transmetohen në të njëjtin orar të shtunën.

 

Sigurisht që kjo gjë ka vënë në pikëpyetje fansat e dy moderatoreve, dhe Marina e ka një përgjigje për të gjithë ata që pyesin: Kë të shohim?

 

“Një sy mua e një sy Luanës”, ishte kjo përgjigja e Marinës e cila u mbështet edhe nga Luana kur tha se duhet të blejmë 2 televizorë.

 

Këtë të shtunë që kaloi, emisioni i dashur për publikun, “Shiko kush luan” nisi sezonin e tretë.Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe dy kapitenëve, Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja, emisioni e nisi me sukses puntatën e parë.

PUBLICITET