Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës me anë të Nard Ndokës, pasi kryeministri ironizoi ultimatumin e Lulzim Bashës, i cili tha se tha se Rama duhet të plotësojë kërkesat e opozitës, ndryshe duhet të hapë krahun.

Rama iu përgjigj me ironi ultimatumit të Bashës, duke thënë se “është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hap krahun”.

“Edi Rama, je tren rrangallë, i boshatisur nga njerëzit dhe i mbushur me kriminele e oligarkë, që ke dalë nga shinat!

Fundi yt dihet..! Opozita po i del për Zot vendit dhe qytetarëve”, thotë nga ana tjetër Nard Ndoka.