Ditën e sotme nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar më herët përmes një njoftimi se aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor.

 

Po ashtu në këtë njoftim ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që para se të bëjnë aplikimin të ndjekin udhëzimet e nevojshme për të shmangur gabimet.

 

“ Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në “Facebook” për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.

 

Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkroi Ambasada amerikane pak ditë më parë.