Futbollisti i njohur Rio Ferdinand dhe partnerjae tij Kate Wright kanë zbuluar disa detaje nga ceremonia e tyre tre-ditore e martesës ekstravagante mbajtur të premten në Turqi.

 

Kështu është zbuluar edhe imazhi i parë zyrtar i dy të sapomartuarve dhe nusja, e cila e gjeti fustnin e saj vetëm 1 javë para cermeonisë për shkak se ai që kishte planifikuar nuk u bë siç duhet, shkëlqente e tëra me këtë fustan të bardhë të ngushtë pas trupit, me punim dantelle dhe me vello të gjatë.

 

Nga ana tjetër sportisti i njohur 40-vjeçar i veshur me kostumin tradicional, shihet i lumtur në këtë imazh të shkrepur pak pasi ata i thanë “PO” njëri-tjetrit.

 

Kate, 28, dhe Rio, 40, bënë betimet në hotelin luksoz D Maris Bay në Turqi që ka dhoma me çmime që variojnë nga 370 paundë në 5.322 paundë.Të pranishëm në ceremoninë luksoze me 180 të ftuar kanë qenë edhe 3 fëmijët e sportistit Lorenz 13, Tate 11 dhe vajza Tia 8 vjeç.

 

Çifti anonçoi fejesën në Nëntor pasi Rio i propozoi Kate për t’u martuar në një udhëtim familjar në Abu Dhabi në prezencë të fëmijëve, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e ndjerë të 40-vjeçarit që ndërroi jetë në 2015-ën pasi humbi bejetën me sëmundjen e rëndë.