Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e njohur

Hanna Yusuf, gazetarja që u bë edhe më e njohur kur mbrojti hixhabin me një “deklaratë feministe”, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçe.

Mediat britanike nuk japin detaje, por e cilësojnë tragjike ndarjen nga jeta të saj.

Kolegët i bënë sot homazhe gazetares së re dhe të talentuar, që u nda para kohe nga jeta.

Familja e saj tha se shpreson që trashëgimia e Hanna Yusuf “do të shërbejë si frymëzim”

Zonja Yusuf me origjinë nga Somalia fliste gjashtë gjuhë dhe kishte punë të botuar në disa gazeta dhe revista kombëtare para se të hynte në BBC, në 2017

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf, e cila ndihmoi në zbulimin e disa skandaleve me trajtimin e punonjësve, vdiq papritur në moshë fare të re.

Familja e saj thanë se ishin të tronditur si dhe ‘thellësisht të trishtuar dhe zemëruar’ nga vdekja e papritur e gazetares.

Zonja Yusuf shkruante në uebfaqen e BBC Neës, por kishte punuar edhe si një prodhuese e lajmeve në TV dhe po ashtu kishte shkruar më parë për “Guardian”, “Independent” dhe “Times”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...