Horoskopi mujor, Paolo Fox tregon me detaje çfare do te ndodhe me 12 shenjat e zodiakut gjate tetorit

Dashi: Tetori do te jete nje muaj i veshtire ne aspektin ekonomik.

Duhet te dini te menaxhoni disa shpenzime te medha. Tregoni edhe me shume kujdes nese keni bere llogarite gabim apo nese nje bashkepunetor/ortak juaji mban llogarite per ju. Çaste tensioni ne daten 15. Nese jeni ne nje marredhenie pune qe nuk funksionon, do t’i jepni fund. Saturni vazhdon te jete kundra jush, ja pse zhvillimet me te medha per te lindurit e shenjes se Dashit do te ndodhin ne vitin 2020. Shmangni problemet ligjore apo ekonomike.

Me gjase, gjate muajit shtator marredheniet sentimentale jane karakterizuar nga nderlikime, por ne tetor do ta keni me te lehte t’i kaperceni veshtiresite. Yjet favorizojne bashkejetesat dhe martesat, por edhe ndarjet e shumepritura qe vijne si pasoje e nje marredhenieje qe i duhej dhene fund prej kohesh. Nuk do te jene te shumte ata qe do t’ju japin te drejte gjate tetorit. Marsi eshte kunder jush. Edhe pse do ta ngrini zerin, nuk do te zgjidhni gje, sidomos ne datat 19 dhe 20, qe do te karakterizohen nga nervozizmi. Deshira juaj per t’i çuar gjerat e lena pezull deri ne fund do te shkaktoje konflikte. Takimet me njerez te rinj jane te favorizuara ne fund te muajit. Tetori do te jete muaj i lodhshem, pasi Marsi do te ndikoje negativisht deri me date 19 nentor, ja pse ju kerkohet te beni shume kujdes. Ndonjehere nxitoni t’i beni gjerat me vrap, sepse nuk dini te prisni, por kjo mund t’ju hape telashe. Vete ndjesia se nuk jeni te lire dhe kufizoheni nga te tjeret nuk ju pelqen aspak.

Demi: Gjate muajit tetor duhet te shmangni çdo lloj shpenzimi te tepert. Nje nga idete tuaja s’do te pranohet nga te tjeret, por ju prapeseprape duhet te beni perpara. Mos harroni se te lindurit ne kete shenje jane shume kokeforte dhe nese s’keni nje bashkepunetor apo nje mik qe t’ju mbeshtese, behuni gati te perballeni me momente te medha tensioni rreth dates 15. Gjate kesaj periudhe ndieni nje deshire se duhet te ndryshoni diçka. Nje lloj rebelimi i brendshem do t’ju karakterizoje gjate gjithe muajit, sidomos ne datat 14 dhe 20. Nuk do te keni me aq besim te miqte tuaj per shkak te disa gjerave qe do te thone dhe qe per ju s’jane edhe aq te drejta. Do t’ju nevojitet nje ndihme financiare nga jashte per te zgjidhur disa probleme te vogla ekonomike.

Sa here qe tensionet ne pune rriten eshte e pashmangshme qe te mos ndikojne edhe ne jeten tuaj sentimentale. Ne dashuri fjalet jane te teperta per ju, me e rendesishme eshte te luftoni per te. Ata qe muajin e kaluar kane hedhur nje hap te rendesishem, s’do ta kthejne me koken pas, por e ndiejne se ka diçka qe nuk shkon. Edhe çiftet e konsoliduara prej vitesh duhet te bejne kujdes, pasi tetori do te vere ne dyshim shume gjera te lidhjes. Ata qe nuk shkeputen dot nga e shkuara do te ndiejne shume frike dhe s’jane gati per nje marredhenie te re, e megjithate eshte me keq nese jetoni me pendesa dhe zhgenjime. Nuk ju leverdis qe kete muaj te stermundoheni ne pune, sidomos gjate mesit te muajit, periudhe qe do te sjelle edhe probleme shendetesore. Beni kujdes me ushqyerjen, gje qe te lindurit ne shenjen e Demit e kane pike te dobet. Eshte normale qe te kete periudha gjate te cilave ndieni lodhje apo nervozizem edhe pa ndonje arsye te forte. Tetori do te karakterizohet i gjithi nga nervozizmi.

Binjaket: Kete muaj do t’ju kthehet buzeqeshja, pasi do te keni mundesi te shumta ne aspektin profesional. Shume nga ju kane qene te detyruar te luftojne per rolin qe mbajne sot. Tani ju duket gjithçka me e lehte. Studentet jane me te favorizuar ne kete periudhe, pasi premton risi dhe mundesi te jashtezakonshme. Gjate ketij muaji do te shfrytezoni cilesite tuaja me te mira, aftesite per t’i bindur njerezit me fjale, por edhe te pergatisni terrenin per disa situata qe jane me rendesi per te ardhmen tuaj. Ata qe kane bere nje kerkese, tani do te marrin nje pergjigje pozitive. Kete here do t’i hidhni hapat pa friken se do te gaboni. Ata qe kane nje aktivitet privat, tani do te fillojne te korrin me shume fryte pas nje periudhe pushimi. Datat me te favorshme do te jene 17 dhe 18, ditet kur Hena do te kaloje ne shenjen tuaj.

Marsi do te kete serish nje aspekt interesat ne shenjen tuaj dhe pasioni do te mbizoteroje kete muaj. Lidhje te reja sentimentale. Çiftet qe i kane bere balle ndikimit negativ te Jupiterit gjate shtatorit, tani jane me te forta se kurre. Shume nga te lindurit ne shenjen e Binjakeve jane mosbesues ne nje marredhenie, por kete muaj do te ndihen me te qete dhe s’do te dyshojne per tradhti. Ndoshta do te programoni nje udhetim ne mes te muajit. Datat me te favorshme edhe per ndjenjat jane 18, 19, 20. Tanime keni nevoje per gjera konkrete. Beni kujdes me çeshtjet ligjore, sidomos nese kane lidhje me prona. Tetori do te jete nje muaj interesant. Sa me shume afron fundviti, aq me mire do te shkojne gjerat. Pika e dobet per ju jane ftohjet dhe alergjite. Ankthi do te shkaktoje probleme me natyre psikopatike, te cilat duhen trajtuar me shume kujdes. Rreth dates 24 duhet te beni pak pushim dhe te kujdeseni per veten.

Gaforrja: Ditet e para te muajit do te karakterizohen nga tensioni, por gjerat do te permiresohen pas dates 8. Jeni te shumte ju qe kerkoni me teper, sidomos ata qe kane qene pjese e nje programi te veshtire ne pune. Nje situate e nderlikuar me bashkepunetoret dhe ortaket do t’ju shtoje deshiren per te punuar diku tjeter. Megjithate, ne tetor gjerat do te jene me te ekuilibruara, por brenda jush mbetet ajo frika se mos gaboni nese ndryshoni vend pune. Mos fajesoni me kot te tjeret nese diçka shkon keq. Nervozizmi do te shtohet, sidomos kur te kuptoni se jeni ju fajtoret pse gjerat nuk po ndryshojne. Probleme financiare per ata qe kane nje aktivitet privat. Viti 2020 do te jete me i suksesshem.

Gjate tetorit do te keni me shume kohe per ndjenjat. Mundesi shume interesante gjate dates 8. Permiresime te dukshme ne jeten ne çift, sidomos per ata qe kane kaluar veshtiresi te medha. Nese ia vlen ende barra qirane, do t’i jepni nje mundesi te dyte nje personi qe ju ka zhgenjyer. Ndoshta kete muaj do te planifikoni nje martese apo nje bashkejetese. Muaji maj i vitit te ardhshem eshte me i favorizuari per te tilla gjera. Edhe ata qe jane ndare, do ta gjejne rrugen e duhur, edhe pse me hapa te ngadalte. Sigurisht qe s’eshte e lehte ta marresh veten nga zhgenjimet, por mund t’ia dilni. Kujdes nga debatet ne familje per çeshtje qe lidhen me pronat. Kete muaj, yjet ju mbrojne shume ne aspektin fizik. Fale Merkurit, Venusit dhe Uranit qe kane nje ndikim fantastik, ditet e fundit te muajit do te jene shume te mira. Probleme te vogla me stomakun. Ju e dini qe jeni shume emotive dhe kjo eshte pika juaj e dobet dhe e forte njeherazi.

Luani: Vazhdon ndikimi pozitiv ne shenjen tuaj. Jeni te perfshire ne gjithçka qe ju intrigon apo qe ju dhuron kenaqesi. Detyra te reja per ju. Jeni shume te kerkuar, sidomos ata qe ne aspektin profesional kane si perparesi komunikimin ne publik. Do te shnderroheni ne nje pike referimi per bashkepunetoret tuaj apo per kompanine ku punoni, pasi ju beni perpara perpos pengesave te shumta. Kjo do te thote se luftoni pa pushim. E meqe po flasim per lufte, pergatituni per nje beteje te forte gjate tetorit. Tetori eshte nje muaj shume konkurrues. Beni kujdes nga rivalet. Disa kritika te parendesishme do t’ju bezdisin, por do te dini t’i kaloni. Do te shpenzoni me shume per familjen. Beni blerjet e duhura. Fundi i muajit do te jete me i favorshem ne aspektin financiar. Tetori s’eshte muaji i duhur per ta tepruar.

Ne fushen e ndjenjave do te ndiheni disi te bllokuar. Kush nga ju eshte i pavendosur mes dy historive, do ta kete te veshtire ta kaloje kete krize. Per te tjeret, tetori do te jete interesat. Do te planifikoni nje shperngulje apo nje transferim diku tjeter. Problemet e punes ndikojne shume ne jeten tuaj sentimentale. E kur yjet jane te tilla, shmangni tradhtite, xhelozite apo ato debatet qe çojne drejt fundit te marredhenies, sidomos gjate pjeses se dyte te muajit. Merrini gjerat me shtruar. Gjate tetorit parashikohet qe te keni probleme te vogla edhe ne aspektin shendetesor. Lodhja do te ndihet, sidomos nese keni pranuar nje detyre te re apo nese debatet ne familje jane diçka e zakonshme. Kujdes ne datat 28 dhe 31. Mund te beni ndonje gabim te pandreqshem nese s’i peshoni mire gjerat.

Virgjeresha: Nese deri tani s’keni marre pergjigje pozitive ne aspektin profesional, te jeni te sigurt se deri ne fund te vitit gjithçka do te zgjidhet. Jane te favorizuar ata qe merren me studime. Shume shpesh jeni ju fajtoret per problemet ne jeten tuaj, pasi perpiqeni te analizoni gjithçka me detaje, a thua se eshte duke ndodhur diçka fatale. Tre muajt e fundit te vitit jane nje lloj faze pergatitore per gjerat interesante qe do te ndodhin ne vitin 2020. Nese beni punen qe ju pelqen, pa dyshim qe edhe rezultatet do te jene te kenaqshme. Periudha nga data 8 deri me date 23 do te jete plot risi. Viti nuk ka nisur mbare per ju ne aspektin financiar dhe me problemet ligjore. Tani po i afroheni nje periudhe me te qendrueshme.

Mos e nenvleresoni kurre fushen e ndjenjave, sidomos nese sapo jeni lidhur me dike. Edhe çiftet qe e kane nisur vitin ne menyre konfuze, tani do te gjejne paqen qe u mungonte. eshte momenti i duhur per ata qe duan te behen me femije, sepse me afrimin e dhjetorit, te gjithe planetet jane aktive. Shume nga ju refuzojne te bien ne dashuri, ndaj ju keshilloj t’i jepni nje mundesi vetes. Mos prisni qe personi i duhur t’ju trokase ne dere. eshte me e lehte ta kerkoni dhe pikerisht kete duhet te beni nese jeni te vetmuar prej kohesh. Nese ne krah keni nje person te papjekur, mund t’i thoni “mjaft” dhe te mos vuani me. Nese pranvera ka qene e shoqeruar nga tensione, tani gjerat do te shkojne me mire. Merkuri dhe Venusi ju favorizojne rreth dates 15. Mund te nisni kura te veçanta qe do te kene shume sukses. Kujdes ne datat 3 dhe 4 nese kryeni pune te rrezikshme.

Peshorja: Dielli do te kaloje tranzit ne shenjen tuaj, i shoqeruar edhe nga Marsi me date 4. Çeshtjet me karakter profesional do te jene te veshtira, ja pse u duhet dhene nje zgjidhje sa me shpejt. Ne dhjetor i duhet dhene fund gjithçkaje qe nuk funksionon. Kujdes nese nisni projekte te reja qe mund te rezultojne nje katastrofe, sidomos kur behet fjale per investime. Kohet e fundit jeni bere shume mosbesues ndaj personave qe ju rrethojne, sidomos ne ambientin e punes. Per shkak te problemeve ne pune, nuk do te ndiheni mire as fizikisht ose do te vuani se brendshmi. Sa here qe e kuptoni se ju kap melankolia, perpiquni te udhetoni. Ndonjehere, kur shkoni ne vende te reja, mund te gjeni edhe zgjidhje qe s’ju kishin shkuar nder mend. Nese ndonje nga ju ka qene duke pritur nje rimbursim, ai do te vije. Ajo qe ju shqeteson pa mase eshte e ardhmja.

Brenda disa muajsh duhet te sqaroni gjithçka qe keni lene pezull. Nese jeni te ndare mes dy historish, duhet t’i qartesoni gjerat medoemos. Marredheniet e krijuara gjate gushtit do te jene shume te forta. Edhe nese s’shkoni mire me partneret perkates, mos kini frike te thoni fjalen tuaj. Duhet ta kuptoni kur partneri/ja nuk ndihet mire pasi jeni larguar per arsye pune. Keni shume nevoje qe ne krah te keni nje person te forte qe t’ju mbeshtese per te kaluar çdo krize e per t’ju dhene nje keshille te mire. Saturni nuk ju mbeshtet aspak, duke ju bere pesimiste. Familjaret tuaj s’do te pranoje nje zgjedhje te bere se fundmi nga ju. Kujdes nga polemikat ne familje, sidomos gjate te dielave te tetorit. Po ashtu edhe fizikisht do te ndiheni te lodhur, ndaj pushoni paksa. Saturni ju ben nervoz si fizikisht, edhe shpirterisht. Per te jetuar me te qete, duhet te beni te gjitha vizitat dhe terapite. Ky fundvit s’do te jete aspak i lehte.

Akrepi: Pervishni menget dhe behuni gati per pune, pasi Venusi nis nje kalim shume te bukur ne shenjen tuaj ne daten 8. Po ashtu edhe Merkuri do te jete ne favorin tuaj. Tetori do te jete nje muaj rilindjeje. Muajt e kaluar keni shpenzuar shume, por kete muaj do ta mbushni portofolin. Detyra te reja ne pune, pergjegjesi qe do te sjellin fitime. Pasi keni kaluar nje krize financiare prej disa muajsh, deshira juaj per te ndryshuar ka qene e madhe. Tani do te perballoni me sukses edhe ndryshimet me te veshtira. Kush nga ju ka shitur nje prone apo nje aktivitet ndihet me i kenaqur. Te gjitha çeshtjet ligjore jane te favorizuara ne kete periudhe. Sigurisht, mos pretendoni shume duke deshiruar gjera te pamundura. Sukseset personale jane te garantuara.

Keto jave do te jene te mbushura me gjera interesante edhe ne fushen e ndjenjave. Fale Venusit dhe Merkurit, pasioni do te shtohet dhe çiftet qe kane debatuar, sidomos ne gusht, tani jane me te qeta. Kush nga ju eshte ndare gjate veres, vjeshta do t’i sjelle lajme te mira, madje do te merrni vendime qe do t’ju ndryshojne jeten. Nje telefonate do t’ju ngrohe zemren rreth dates 21. Beni mire te mos i shmangni emocionet dhe te jeni te hapur ndaj mundesive. Mos mendoni me per te kaluaren. Familja do te jete protagoniste kete muaj dhe per ata qe duan te blejne nje shtepi, tani eshte çasti i duhur. Keta muajt e fundit gjithçka ka ndryshuar ne jeten tuaj per shkak te ndikimit te Uranit. Kjo periudhe e ndryshimeve te medha ju ka lodhur edhe paksa fizikisht, megjithate tetori do te jete muaji i kapercimit te problemeve shendetesore. Mos u lodhni me mendime te kota dhe shikojeni te ardhmen te mbushur plot me mundesi te reja.

Shigjetari: Ky muaj do te nise me energji te medha, sidomos per ata qe kane nisur nje pune te re. Gjate vitit 2020 do te vini ne prove pervojen tuaj. Ky muaj do te jete me i qete ne aspektin profesional krahasuar me muajt e kaluar. Nese keni nisur projekte te reja, tanime gjerat jane ne vije. Mos hezitoni te flisni me persona qe perfaqesojne nje element force ne te ardhmen tuaj. Data 14 do te jete shume interesante. Te rinjte jane shume te favorizuar, sidomos ata qe sapo jane diplomuar. Udhetimet po ashtu jane te favorizuara, sepse sa here qe ndiheni te bllokuar, ju e kerkoni diku tjeter zgjidhjen. Nje telefonate e rendesishme ne daten 22.

Çlirojeni zemren, sidomos nese kohet e fundit ju pelqen dikush. Venusi qendron neutral, jo si gjate veres qe ju ndihmoi shume. Çiftet e konsoliduara do te kene me shume kohe te flasin per te ardhmen dhe per projekte te perbashketa me partneret. Kush nga ju kalon ne vetembrojtje ne nje lidhje, do te dale i humbur. Pasioni dhe erotizmi do te jene protagoniste per çiftet e martuara. Edhe ata me te permbajturit do t’i dorezohen pasionit. Muajt e fundit te 2019-es do te jene te mbare, sidomos me mbeshtetjen e Marsit. Tani e dini mire se cila eshte arsyeja e problemeve tuaja shendetesore dhe duhet ta luftoni. Fundi i tetorit do te jete edhe me i mire.

Bricjapi: Gjate tetorit do te ndiheni te lodhur, hera-heres edhe te merzitur nese shikoni se diçka nuk shkon ne drejtimin e duhur, por jane thjesht emocione kalimtare. Nese keni bere nje kerkese te rendesishme per ju, brenda dates 23 do te merrni nje pergjigje. Ky do te jete nje muaj i ngarkuar, plot nervozizem dhe produktiv. Studentet qe kane provime jane shume te favorizuar. Datat me te rendesishme do te jene 10, 11, 15 dhe 16. Keni dhuntine per te bindur personat qe ju rrine afer. Edhe e hena e dates 28 do te jete e favorshme. Tetori do te jete nje muaj i shenjuar nga momente me energji te medha qe do te sjellin suksesin tuaj.

Nje muaj i rendesishem per çiftet qe duan te hedhin hapin e rendesishem drejt marteses. Vjeshta do te jete e mbare. Yjet jane te favorshem edhe per ata qe s’duan te jene me te vetmuar. Te lindurit ne shenjen tuaj ia dalin fare mire edhe vetem pasi ndahen. Te mesuar me kete vetmi arrini ne perfundimin se e gjeni lumturine vetem te vetmuar. Beni mire te mos merrni masa kaq ekstreme, sidomos tani qe mundesite jane te medha. Muaji do te jete i mbushur me emocione. Ne jeten tuaj do te rikthehet nje person qe i perket se shkuares, por jeni ju qe vendosni nese ju intereson. Lidhjet jane te favorizuara pas dates 23. Keni nevoje te rrini pak per hesapin tuaj. Te jetoni ne izolim duke u menduar ju ben mire, por jane fundjavat qe jua bejne me te veshtire jeten. Megjithate, sa me shume i afrohemi fundvitit, aq me te favorizuara jane terapite.

Ujori: Beni shume kujdes me kontratat e reja qe do te firmosni. Nje miqesi mund te prishet per shkak te pakenaqesive qe mund te lindin ne aspektin profesional. Tetori eshte muaji i mundesive fitimtare. Qellimi i astrologjise eshte parashikimi i periudhave te favorshme, ndaj nese keni nje propozim interesant, tregohuni guximtare dhe shfrytezoni javen e pare te muajit. Ne fund te muajit do te keni nje ide te bukur. Disa shpenzime te paparashikuara.

Jeta ne çift nuk eshte edhe aq e favorizuar gjate tetorit. Kjo s’do te thote se do te karakterizohet nga ndarjet apo probleme te pazgjidhshme, por me gjase puna do te jete protagoniste ne jeten tuaj kete muaj. Shume nga çiftet s’do te kene kohe per njeri-tjetrin. Vemendje do t’i kushtoni edhe nje familjari apo nje te afermi qe ka nje problem shendetesor. Historite e dashurise qe lindin ne tetor nuk do te jene te besueshme. Nese nje person ju bezdis dhe behet i padurueshem, pas dates 15 do ta çoni ne djall. Ndoshta do te pendoheni per disa vendime te marra nxitimthi dhe qe keni ngritur zerin me shume se ç’duhej. Tetori do te shoqerohet edhe nga probleme te vogla shendetesore, ndaj beni mire te shkoni sa me pare per vizite te mjeku. Lodhja do te ndihet shume, sidomos gjate mesit te muajit. Pika juaj e dobet jane gjymtyret dhe syte.

Peshqit: Betejat e medha qe jeni detyruar te luftoni gjate muajve te fundit, tanime po marrin fund. Nese keni punuar fort, fundi i 2019 do te jete i suksesshem. Shume nga ju kane hequr dore nga bashkepunetore te padobishem, tani jeni ju protagonisti absolut. Gjithçka do te shkoje me mire pas dates 23. Ne horizont duken fitore te vogla, por te rendesishme. Ju ftoj te gjitheve te gjeni ekuilibrin dhe te planifikoni gjera qe ju bejne te lumtur. Ndryshimet jane te favorizuara.

Dashuria kthehet serish ne nje pike referimi ne jeten tuaj, sidomos pas dates 8, kur takimet me persona te rinj jane te favorizuara. Dashuri te vjetra do te rikthehen. Çiftet qe kane kaluar nje krize te forte, bejne mire t’i qartesojne gjerat e te mos jetojne me ankth. Marredheniet familjare do te jene te mrekullueshme, sidomos gjate fundvitit. Te vetmuarit do te kthehen serish ne loje. Yjet jane bindes pas dates 20 dhe ju do te jepni nje premtim te bukur. eshte normale qe edhe forma juaj fizike te permiresohet, sidomos per ata qe kane nisur aktivitete sportive. Edhe ata qe kane kaluar nje problem serioz, tani do ta marrin veten. Vetem puna eshte ajo qe ju nervozon. Per te arritur mireqenien tuaj te brendshme, zbuloni çfare ju shqeteson dhe kurohuni.t

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...