Zbulohet roli i kryeministrit në filmin ‘I Love Tropoja’

Filmi i ri i Ermal Mamaqit “I Love Tropoja” është komentuar gjatë në media ende pa u publikuar, kjo pêr shkak të kastit që ai ka përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij produksioni.

Një prej aktorëve do të jetë edhe kryeministri Rama. Së fundmi ëdhtë zbuluar se çfarë roli do të ketë Edi Rama në filmin e Mamaqit.

Kryeministri i cili u shfaq pak më parë në një foto me flokët e gjata, është një “personazh i fortë”, nga ata që nuk e zbatojnë ligjin.

Në film, ai do të luajë rolin e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar pa dëshirën e tij.

“Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor. Atëherë Rama niset drejt vendit ku mbahet dasma. Shqyen derën duke i rënë me shqelm dhe këtu, sipas aktorëve, ai thotë: Nuk ka bir k*rve të më martojë nipin me zor”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...