Këngëtarja shqiptare “kërcënon” të shoqin në TV

Prej vitesh, këngëtarja Julka Gramo shijon historinë e dashurisë me DJ Andin. E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Julka zbuloi se dashuria mes tyre është e madhe dhe xhelozia nuk ekziston.

Megjithatë, nuk hezitoi të bënte një batutë e një paralajmërim për të shoqin, të cilit nuk i ka dhënë arsye për të patur konflikte xhelozie.

Rudina Dembacaj: Je xheloze?

Julka Gramo: Nuk është se kam pasur shkaqe për xhelozi. Nuk jam nga ato që i marr passëordin, fle natën dhe i marr gishtin ose i hap syrin që të shoh se cfarë ka shkruar. Nuk është se më ka vënë ndonjëherë në provë që të jem xheloze.

Rudina Dembacaj: Po ai është xheloz?

Julka Gramo: Jo mi. Edhe thonë që kush nuk është xheloz, nuk të do. Dhe unë them, u të na vini anash. Andi, mesa duket, e di se më ka futur në xhep dhe s’dal, por kujdes (qesh). Ose ndoshta unë jam kaq e mirë sa nuk i kam dhënë shkak, ose mbase s’më gjuan më njeri.

Moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti se cfarë do bënte ndryshe nëse do e dinte se nuk do ta gjykonin. Këngëtarja, e cila deklaron shpesh herë sa e dashuruar është me të shoqin habiti me përgjigjen.

“Do tradhtoja burrin mi, do e provoja një herë”, tha Julka duke qeshur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...