Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas operacionit ndërkombëtar të zhvilluar në portin e Durrësit, ku u kap një sasi prej 137 kg ko kainë.

I ftuar në Report tv, Artan Hoxha tha se bëhet fjalë për një industri të tërë dhe një rrjet global të trafikut të dr ogës.

Por, Artan Hoxha ndërsa ka hequr një paralele me operacione të tjera ku janë sekuestruar sasi të mëdha dro ge, gazetari ka bërë edhe një paralajmërim të fortë.

“Kur u sekuestrua dr ogë në Ekuador, u vr anë shtatë shqiptarë. Kur u kap dro ga në Tivar, patëm v rasje në Shqipëri. Kur u kap laboratori i ko kainës në Fushë Kuqe, patëm një seri ngjarjesh. Dikush që ka qënë garant do të paguajë dëmet, grupet kri minale e kanë parashikuar edhe pasojat.

Personat garant janë para dy rreziqesh, ose të kapen nga autoritetet ose para rrezikut të ndëshkimit nga grupi kri minal”-tha Artan Hoxha.

Gjithashtu ai deklaroi se përmasat e k rimit të organizuar në Shqipëri janë të frikshme.
“Ne nuk jemi më ‘spaçatorët’ e vegjël, po mundohemi të gjejmë vendin tonë në tregun global. Shqipëria është kthyer në bazë operacionale të trafikut, dhe po kthehet në një degëzim të na rko-tra fikut që furnizon Bashkimin Evropian”, tha gazetari investigativ Artan Hoxha./

PUBLICITET