A ka vend në PD për Jozefina Topallin? Salianji surprizon me përgjigjen

Në mbledhjen e një dite më parë të ish-grupit parlamentar të PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji,

ka mbështetur idenë e hapjes se partisë, por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite.

I ftuar në RTV Ora, Salianji në këtë kërkesë të tij nuk nënkupton ish -zyrtarët e PD-së që janë përdorur nga Rama sipas tij.

I pyetur nëse në këtë listë zë vend edhe emri i Jozefina Topallit, Salianji thotë se ajo vazhdon të jetë anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD-së, porse nuk e ka parë të japë kontribut në asnjë mbledhje.

Beti Njuma: Ju dje keni folur në mbledhje edhe për mendimin kritik, duke thënë që PD ka nevojë për mendim ndryshe, mendim alternativ, hapjen e saj me njerëzit që kanë kontribuuar edhe gjatë viteve të opozitës. Kur flisni për këtë keni parasysh edhe shumë emra të larguar gjatë këtyre viteve që PD-në e drejton Basha?

Ervin Salianji: PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerzëve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika. Duhet hapur drejt fytyrave,

emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD.

Beti Njuma: Kur flisni për rikthim të ish-funksionarëve, a ka vend në PD për zonjën Jozefina Topalli, e cila gjatë javës së kaluar ka qenë tejet kritike me kreun aktual.

Ervin Salianji: Kjo nuk është çështje emrash. Emri konkret nuk është i larguar nga PD për shkak të statutit, është anëtare e këshillit kombëtar dhe nuk e kam parë në asnjë mbledhje të japë kontribut. Sa kam parë unë në këto 6 vite të PD-së nëse njerëz që për shkak të angazhimit ose për shkak të përbaltjes,

apo për shkak se mund të vendoset pas aksioneve duke tentuar që ti baltosë mund të promovohet dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh, qoftë ky edhe personi në fjalë. Unë them që nëse do duan nuk i ka penguar njeri. Unë shoh një qëndrim të opozitës për t’u afruar drejt figurave apo drejtë personaliteteve qofshin këta edhe njerëz që mund të mos kenë pasur qëndrime, apo që mund të kenë dëmtuar rëndshëm PD-në.

Siç ka qenë qëndrimi i personave që kanë dalë kundër në fushatën e 2017 dhe sot ndodhen në kryesi dhe ne forume të larta, që dhe persona që kanë kontribuuar nuk i kanë atë fat. Kështu që kjo çështja e trajtimit me përkëdheli sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës, disa që njohin pushtetin dhe disa që njohin opozitën, besoj se u është bërë bajat shumë njerëzve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...