“Unë i kërkova ndjesë, ai e bëri prapë”, këngëtari tregon sherrin me Sabri Fejzullahun

Këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, është bërë pjesë e lojës “Ndaje ose haje”, gjatë të cilës u pyet me cilin këngëtar ka patur konflikt apo mosmarrëveshje.

Të gjithë menduan se Hekurani nuk do thonte ndonjë emër dhe Flori e Rezarti iu afruan për t’i hedhur tortën fytyrës siç e kanë rregullat e lojës. Por këngëtari deklaroi se ka një hatërmbetje me Sabriu Fejzullahun dhe zbuloi arsyen.

“Mua më propozuan të zgjidhem delegat për Kuvendin e Punës për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe xhaxhi Sabri, me gjithë respektin që kam për të, nuk e di pse u nxeh kur më propozuan mua dhe tha:’ Kush është ky more? Nuk e njoh’. Unë nuk fola, kjo është kultura ime, më vjen shumë keq për këtë reagim të tij. Unë i kërkova ndjesë dhe i thashë:

Unë nuk u vetëzgjodha. Ai reagoi edhe për herë të dytë dhe këtë e dinë dhe janë dëshmitarë mbi 150 artistë të estradës shqiptare në Kosovë”, u shpreh Hekurani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...