Pulë e Pjekur me Gjalpë dhe Hudhra – Receta e Thjeshtë Plot Aromë dhe Lëng të Shijshëm

Tavat e përgatitura në furrë janë gjithnjë një mënyrë e mirë për të kaluar vaktet. Kjo pasi janë shumë të pasura me shije, aromë dhe shëndet. Gatimet me pulë janë gjithashtu të famshme për shijen dhe alternativat e shëndetëshme që ofrojnë.

 

Në këtë larmishmëri recetash me të preferuarat janë gjithnjë ato të thjeshtat dhe me plot shije. Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e pulës në tavë me salcë limoni, gjalpë e hudhra. Për t’a realizuar atë ndiqni hap pas hapi si më poshtë këshillat e AgroWeb.

Përbërësit

5 gjokse pule, 6 lugë gjelle gjalpë i freskët pa kripë, 2 limona, 125ml panam, 125 ml qumësht, 3-4 thelpi hudhër, gjysmë luge çaji kripë, 1 lugë gjelle niseshte, 1 lugë çaji piper i zi i bluar

 

Përgatitja
Në një tigan të thellë apo tenxhere hidhni gjalpin të shkrijë në nxehtësi mesatare. Më pas shtoni filetot e pulës, kripën, piperin e zi të bluar dhe lëreni në zjarr për 4-6 minuta. Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon të shtrydhni lëngun e limonave duke grirë dhe pak nga lëkura e tyre brenda.

 

Zgjidhni një tavë në të cilën do të piqni pulën dhe shtroni filetot njëra pas tjetrës. Më pas hidhni lëngun e limonit, hudhrën e grirë. Sigurohuni t’a lyeni mirë mishin me lëngun e limonit dhe të shtoni mjfatueshëm lëkurë limoni për sa më shumë shije dhe aromë.

 

Ndërkohë në një enë përzieni qumështin, panën e gatimit dhe niseshtenë dhe hidhjani pulës sipër. Vendoseni në furrë me nxehtësi 180 gradë për rreth 20 -25 minuta. Kur filetot të kenë marrë pamje të kuqe të artë nxirrini nga furra dhe spërkatini sërisht me salcën e krijuar.

 

Shërbejeni këtë pjatë të ngrohtë duke i shtuar edhe pak rozmarinë sipër sipas dëshirës. Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...