Objekti misterioz me ngjyrë të kuqe ndriçon qiellin e natës, qytetarët të habitur: Më thoni o njerëz çfarë mund të ketë qenë?

Një objekt, aspak i zakontë, është parë nga qytetarët në Laprakë dhe zona të tjera të kryeqytetit gjatë natës që lamë pas.

Në disa foto dhe video të dërguara, mund të dallohet objekti në qiell, që ndriçon me një ngjyrë të kuqe, dhe më pas shuhet në mënyrë graduale.

Nuk dihet saktësisht nëse ‘drita e kuqe’ e filmuar nga qytetarët është ndonjë meteor që ka marrë flakë pasi ka rënë në kontakt me atmosferën e Tokës apo diçka tjetër.

Një gjë është e sigurt, banorëve u ka bërë shumë përshtypje dhe kanë nxjerrë celularët për ta filmuar.

Një qytetar shkruan:

Prsh joq ju lutem shperndajeni kete foto isha ne ballkon tani e ne qiell doli nje si tip disku ishte ngjyr i kuq dhe i vogel sa nje yll e ne form disku. Ndejti 5 min e me pas u zhduk direkt ju lutem shperndajeni anonim. Me thoni o njerz cfar mund te ishte?”

Ajo që bie më shumë në sy është që pamjet vijnë kryesisht nga Lapraka, por është dërguar edhe një video nga Bulevardi i Ri.

Një tjetër qytetar shkruan:

Dje naten ne laprake. Ishte me shum por nuk e kapem dot.”

Si përfundim nuk mund ta dimë se çfarë është objekti që ka ndriçuar qiellin gjatë natës së kaluar por padyshim që mbetet i pazakontë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...