“Gruaja ime s’mund të prenotojë burrë përpara se…”, ja ç’ndodhi sot te Ardit Gjebrea

Liria dhe Edmir Dine, nënë e bir ishin përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

 

Edmiri kërkonte nga nëna e tij që të ndjekë proceset gjyqësore, pasi siç shprehet ai, për shkak të vonesës së atësisë ndodhet sot mes katër rrugëve.

 

Nëna e tij, ndërkohë që ka qenë e martuar dhe me dy fëmijë nga martesa e parë, ka marrë lajmin nga mjekët se burri i saj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk do të jetonte më shumë se 6 vite. Disa vite më vonë teksa priste që bashkëshorti të ndërronte jetë, krijon një lidhje me një burrë tjetër, nga e cila vjen në jetë Edmiri, i cili ka mbajtur mbiemrin e njerkut të tij deri në vitin 2014.

 

Ndërkohë që Liria tregonte historinë e jetës së saj, drejtuesi i programit Ardit Gjebrea i çuditur nga historia, iu drejtua zonjës duke i thënë: “Shiko, ne të gjithë do vdesim një ditë, por s’mund të prenotojë gruaja ime burrin kur të vdes unë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...