Gjërat qenkan serioze, Young Zerka kapet sërish mat me modelen

U mendua si një klip, por qenka histori dashurie, siç duket. Young Zerka dhe modelja Joana Alimema u fotografuan disa ditë më parë në një pishinë në jug të Shqipërisë, teksa kalonin çaste me njëri-tjetrin. Duke parë afërinë e tyre në foto, u aludua për një lidhje të mundshme. U shtua edhe opsioni tjetër që Zerka mund të ishte duke realizuar një videoklip. Mirëpo, tashmë gjërat duken më serioze. Pse?

 

Këngëtari është kapur sërish mat me bionden simpatike, kësaj radhe në Korçë në qytetin e tij të lindjes. “Inlife.al” ka publikuar fotot e tyre që teksa shëtisnin në qytet dhe Zerka duket i buzëqeshur. Me siguri ky takim tjetër nuk është për punë. Dje, modelja reagoi përmes një fotoje në Instastory dhe shkruante thjesht “Ups”, për lajmin se ajo dhe Zerka janë çift.

 

Edhe ne shkruajmë “Ups, 2 herë mat”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...