VIDEO-PERLA nga tërmeti/ Klienti s’çohet nga tavolina pa mbaruar picën

Tërmeti i të shtunës i ka trembur me siguri të gjithë… përveç këtij klienti. Nga pamjet e shumta që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, veçohet si më viralja kjo video, e cila tregon një klient i cili nuk çohet nga tavolina pa përfunduar picën.

Edhe pse bie tërmet dhe qytetarët rreth tij janë në panik, ai shfaqet i qetë në ambientet e picerisë ‘Bella Napoli’ në Tiranë teksa konsumon picën e tij. Video është shpërndarë nga personazhe të njohur të ekranit, përfshirë edhe moderatoren Fatma Methasani.

Methasani ka shpërndarë në Instagram pamjet, duke ia atribuar reagimin e djalit shijes së picës. “Kur pica është aq e mirë saqë i riu nuk pyet as për tërmetin”, shkruan moderatorja, duke na shtuar kuriozitetin për picën… S’na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë ta provojmë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...