Spikeri i njohur Drini Zeqo ka ndarë një tjetër episode të sikletshëm, që I ka ndodhur ditën e djeshme në studion e lajmeve. Një mushkonjë i është sjellë vërdallë duke e pickuar pak para nisjes së edicionit.

 

“Kur të vjen për vizitë një mushkonjë në lajme”- shkruan Drini Zeqo përkrah fotos në të cilën duket shenja e pickimit nga insekti.

 

Mesa duket Drinit nuk i ndahen incidentet në studion e lajmeve, pasi pak muaj më parë moderatorin e zuri lemza gjatë transmetimit të lajmeve, duke e përjetuar me shumë siklet.

PUBLICITET