SHKODËR, DIPLOMOHEN 13 HAFIZË

Në Xhaminë e Parrucës në qytetin e Shkodrës është organizuar ceremonia e diplomimit te 13 hafizëve të parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, pas rreth 70 viteve mungesë të të diplomuarve në këtë fushë në Shqipëri. I Pranishëm ishte edhe personaliteti nga Turqia Osman Nuri Topbaş, I cili në ligjëratën e tij tha se Kur’ani është vepra që Allahu i ka dërguar njerëzimit për udhëzim.

 

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Ndërkohë 13 hafizët e diplomuar janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku më i madhi prej tyre është 24 vjeç, ndërsa më i riu është në moshën 13 vjeçare.

 

Qendra për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë në Shkodër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit Hüdayi në Stamboll, është hapur në vitin 2017 dhe është e para në vend pas përmbysjes së komunizmit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...