Arkeologët hapin sarkofagun e mallkuar në Egjipt, çuditen nga ajo që gjejnë brenda

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar kohët e fundit një sarkofag 2000 vjeçar të gjendur në portin e qytetit antik të Aleksandrisë. Sarkofagu peshonte 30 ton, dhe ishte në ngjyrë të zezë.

 

Paçka se të tërë mendonin se brënda tij do të gjenin florinj, apo ndonjë perandor të asaj kohë, arkeologët janë ç.uditur kur kanë parë se brënda arkivolit gjendeshin skeletet e 3 ushtarëve, njëri prej të cilëve kishte një deformim të madh në kafkën e tij.
Legjendat për sarkofagun, i cili u gjet i groposur rreth 8 metra nën tokë nga një grup ndërtuesish, paralajmërojnë se kushdo që mundohet ta hapi arkivolin, do të mallkohet përjetësisht.

 

Pavarsisht këtyre besimeve, sarkofagu u hap të martën e kaluar. Sigurisht këto ngelin vetëm legjenda, pasi deri tani askush nuk është lë.nduar apo asgjë e ngjashme.

 

Arkeologët kur panë strukturën e sarkofagut, menduan se mos në të gjendej mbetjet e mumifikuar e Aleksandrit të madh, duke qënë se sarkofagu i përket epokës së tij, dhe daton rreth 300 vite para lindjes së krishtit.

 

Ushtarët e gjetur në sarkofag janë duke u analizuar me imtësi, por është ende herët për të thënë se kush janë realisht ata, përse janë vendosur në një sarkofag, dhe cila është historia që fshihet pas tyre

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...