Një grup vajzash irlandeze janë tmerruar nga gjesti i një burri në Zante të Greqisë.

Teksa po festonin në party vajzat kanë fotografuar burrin në fjalë teksa hidhte një pilulë në pijen ë njërës prej tyre.

Gemma Reynolds, 22 vjeç, nga Dublini, postoi imazhin në Facebook së bashku me një paralajmërim për gratë e tjera që të qëndronin vigjilent gjatë një nate jashtë.

Gemma shkruan: “Falenderoj Zotin dhe miqtë që më lajmëruan përpara se ta pija pijem. Nuk i kuptoj këto idjot që mendojnë se mund të jet qef të hedhësh pilula në pijen e dikujt që po kënaqet”.