Rrëfimi tronditës i aktores: Nëna më shiti për 500 dollarë kur isha vetëm 15 vjeç!

Rrëfimi shokues në librin e vet autobiografik “ Inside out”, nga aktorja e famshme Demi Moore, i ka çuditur edhe më shumë fansat e saj.

Diva e kinematografisë njihet më parë si frekuentuese e rregullt e lokaleve të natës për shkak të nënës së saj të alkoolizuar, apo edhe që kishte qenë e përdhunuar. Por që edhe ishte shitur tek një mashkull për 500 dollarë, kjo është ajo çka i ka befasuar të gjithë.

Ajo u rrit dhe u bë aktore dhe të gjithë e dinë që Demi Moore ka përfituar mesatarisht të paktën 20 milion dollarë për një rol në filmat e saj.

Duket se e ëma e saj, për shkak të jetës së shthurur nuk ia dinte vlerën e as talentin të bijës.

Libri ajo do të publikohet pas pak ditësh, por vetë aktorja ka nxjerr në pah disa detaje të këtij rrëfimi për jetën dramatike në vegjëli dhe adoleshence të Moore.

Libri që sipas CBS-së, i dedikohet tre vajzave dhe vetë mamasë së aktores së njohur, teksa tregon momente të dhimbshme të jetës që sigurisht kanë lënë shenja dhe pasoja në jetën e saj.

Demi Moore kujtohet si aktore e trishtë, në disa nga rolet e saj.

Mamaja e saj e alkoolizuar e dërgonte Demi Moore, në moshën e adoleshencës, në lokale në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e burrave. Në një prej këtyre mbrëmjeve, një burrë e përdhunoi dhe pastaj “e bleu” për 500 dollarë Demin.

Aktorja rrëfen gjithashtu edhe martesën me Ashton Kutcher, 15 vjet më i ri sesa vete Demi Moore, duke shtuar se ajo u mbyll sepse aktorja bëri një abort spontan në moshën 42 vjeçe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...