Eni Çobani reagon pas denoncimit, e moshuara nuk ndalet: Kërkon 2.5 milion, thotë ‘më jep lekët të hap çështjen’

Të tjera detaje kanë dalë nga denoncimi ku një qytetare e quajtur Erjona Muça hodhi akuza të rënda ndaj avokates Eni Çobani.

 

Në mesazhin e saj, denoncuesja tregoi se pasi ka bërë një koment, ku ka dhënë opinionin e saj mbi rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek emisioni “E Diela Shqiptare”, i ka shkrojtur mesazh privat avokates dhe kjo e fundit i ka shkruar që të mos i dërgojë më mesazhe, duke e quajtur “të degjeneruar”.

 

Më tej Muça pretendoi se avokatja Eni Çobani i ka kërkuar nënës së saj 600 euro për të bërë emisionin për një problem të sajin, të cilin premtoi se do ta zgjidhte. Sipas saj, avokatja i mori paratë nënës së saj, por çështjen nuk ia zgjidhi.

 

Në mesazhin e saj, qytetarja shkrojti:

Pershendetje JOQ…dje shkruajta nje koment per emisionin e Eni Cobanit.dhash mendimin tim.ajo m u ka pergjigjur direkt ne mesenxher dhe me beri presion qe mos te bej gaf e te shkruaj me….dhe me ka fyer rende…i bera foto pergjigjes saj dhe te times se c fare i shkruajta…perdor diktatur se nuk i pelqeu sms ime… Familja ime eshte viktim e emisionit te saj…ajo i kerkoj nenes time qe edhte 80 vjec 600 euro per te bere emisionin…ajo bene teater me familjet e varfera qe jane ne nevoj.qe kane shume halle dhe probleme….nena ime me nje pencion 100 mi lek te vjetra.pagoi Eni cobanin dha dhe qindarken e fundit per te zgjidhir problemin qe pati…eni cobani premtoj se do ta conte ceshtjen deri ne fund dhe pastaj i genjeu…leket i mori dhe pune nuk mbaroi…
Por të tjera detaje janë zbuluar nga biseda e Muçës dhe Çobanit.

 

Denoncuesja ka dërguar disa foto “screenshot”, ku pretendon se avokatja Eni Çobani, pasi i ka marrë 600 euro një zonje të moshuar për të zhvilluar seancën e ndërmjetësimit tek “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, i ka kërkuar edhe 2.5 milion lekë të vjetra më pas, për t’i hapur çështjen.

 

Sipas saj, zonja në fjalë i lutet avokates për t’i zgjidhur hallin në mesazhet private, por kjo e fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

 

Më tej, qytetarja thotë se faturat që zonja ka paguar për seancat e “Shihemi në Gjyq” i ka bërë me mandat dore dhe jo me faturë të rregullt, duke u “qarë” se taksat e shtetit janë shumë të larta.

 

Mesazhi i plotë:

Shikoni si i lutet zonja Eni Cobanit qe ti zgjidhi hallin por qe ajo nuk denjon fare ti ktheje pergjigje. Ka marre 600 euro dhe i kerkon perseri 2.5 milion leke te vjetra duke i thene qe po te duash ta hap ceshtjen me jep leket, perndryshe se hap dot. Edhe faturat per leket qe ka paguar ne seancat shihemi ne gjyq i ka bere me mandat dore jo me fature te rregullt duke u qare qe taksat e shtetit jane shume te larta. Ne kete menyre ajo mbulonte gjurmet e korrupsionit.”

Kjo e fundit pas denoncimit të bërë ka patur një reagim publik. Lidhur me këto pretendime, avokatja Eni Çobani, përmes një statusi në rrjetet sociale, tregon versionin e saj të ngjarjes në fjalë.

 

Reagimi i plotë:

Pershendetje miq!
Nuk doja te replikoja se ngarkesa ime e madhe e punes nuk me lejon te ndjek ne çdo moment cfare thuhet e nuk thuhet neper portale por telefonatat e miqve te mi me ben te lexoj nje trrillim te madh publik.
Tani mqs ju doni pergjigjje une kete here nuk do ta le vetem me kete status por do te çoj ne gjykate kedo qe ka guxuar te shpif duke perdorur emrin tim pa pasur asnje informacion dhe mbi nje genjeshter te madhe nga nje faqe me kete emer qe as nuk e njoh dhe as kam pasur asnje kontakt.

Cudia me e madhe eshte se del dhe lakohet emri im dhe nga ana tjeter kush eshte personi qe pretendon per kete dem qe ja paskam shkaktuar nuk del.

Atehere po e nxjerr une Erjona Muca nje njeri qe as nuk e njoh dhe as ka qene kurre pjese e ndonje ndermjetesimi per me teper ndonje e moshuar ne moshen 80 vjec.

Atehere te nderuar portale dashamir apo e kunderta emrin tim nuk ma ka bere asnjeri nga ju por ma ka falur Hysen Cobani babai im dhe une kam pergjegjesi dhe devotshmeri ne kryerjen e cdo detyre timen publike apo private se jam vajza e nje njeriu te madh qe ka lene gjurme ne kete vend.Une e kuptoj deshiren e marre te perfoljes, denigrimit dhe te marrjes me thashetheme te çdo lloj natyre por me emrin tim nuk luani dot.

Sado ju te mundoheni me emra te rreme,me tituj te cfaredolloji nuk do zbehni kurre ne asnje moment deshiren dhe vullnetin tim per te thene te verteten edhe pse kjo ka lenduar ca burreca qe skane as fuqine dhe as kurajon te dalin perballe dhe te flasin nese kane te drejte ose jo.

Me keto forma vetem me shtoni besimin qe po vjen dita per te bere drejtesi ne kete vend.Kush shan eshte i share, kush fyen ka fyer vetveten dhe kush shpif ka ligj dhe ka gjykate.Tani kush guxoi ta mbushi sot diten me emrin tim neser do perballet me ligjin dhe jo me Enin keshtu do mesoj ky vend te flasi me fakte dhe jo me shpifje te matet kur te permendi ca emra dhe keshtu do kemi me respekt per punen dhe devocionin njerzve qe vertet punojne ne kete shoqeri.

Ky emer dhe ata qe e perdoren kete njeri do thone te verteten para ligjit dhe besoj qe do tja percjellin kete lajm dhe publikut. Njerez mos harroni kete faqe se ndoshta zhduket per pak kohe mbas ketij publikimi.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...