Disa pamje të publikuara në internet nga stacioni i trenit në Bronx të Shteteve të Bashkuara tregojnë se si një burrë doli para trenit për ta shpëtuar një vajzë 5 vjeçe.

Vajza shihet duke lëvizur nën tren në stacionin “Kingsbridge Road” para se burri ta largonte atë nga binarët. Një grua prapa kamerës dëgjohet duke thënë “Pak nga pak, dashuria ime, pak nga pak”.

Një turmë njerëzish shihet duke e ngushëlluar vajzën e vogël pasi ajo vendoset në platformën e stacionit, transmeton.

Autoritetet thanë se babai 45 vjeç i kësaj vajze ka dalë para trenit në lëvizje duke e mbajtur vajzën në krah.

Qarkullimi i trenave është ndërprerë për shkak të hetimeve që po i zhvillon departamenti i policisë në Nju Jork, shkruan “Fox News”.